9/11 FESTIVAL FILMI

Në kujtim të jetërave të humbura në sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Shtetet e Bashkuaa të Amerikës, në vitin 2003 PrishtinaFILM organizoi Festivalin Multimedial të Artit 9/11. Festvali filloi si një garë e dizajnit modern, filmit dhe skulpturës, duke u dhënë mundësi artistëve që të shprehin pikëpamjet e tyre për atë ditë të tmerrshme të vitit 2001. Një nivel i lartë i artistëve dhe i audiencës u dha mundësi festivalit për të vazhduar si një festival tradicional, ndërsa në vitin 2011 do të jetë edicioni i tetë i tij. Festivali 9/11 është unik sepse për të njohur sfidat e artistëve në Kosovë ne gjithashtu prodhojmë një numër të caktuuar të filmave për festival cdo vit. Festivali jo komercial kështu u jep mundësi artistëve duk u mundësuar atyre që të paraqesin skriptat e tyre. Ne kemi prodhuar disa filma gjatë viteve dhe kështu jemi ndër kontribuesit më të mëdhenj të zhvillimit të filmit në Kosovë. Për më shumë vizitoni www.911festival.com