KAMPANJA MEDIALE E REGJISTRIMITTE POPULLSIS╦ 2011

Projekti më i fundit i madh i kompanisë  The Group është fushata mediale e regjistrimit të popullisë 2011.  Për shkak që Kosova nuk ka pasë regjistrim të popullsisë në tridhjetë vitet e fundit , kjo fushatë është konsideruar si një nga projektet më të rëndësishme të ndërmara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Ky projekt ka kërkuar një përkushtim të plotë dhe të pandërprerë për të arritur tek shpërndarja efektive e mesazheve kyce.
Kjo fushatë mediale filloi në dhjetor të vitit 2010 dhe përfundoi në prill 2011. Ky ishte një projekt i madh me shumë pjesë përbërëse. Pjesa më tërheqëse e tërë kësaj kampanje ishin vizitat me autobus bashkë me Ambasadorët e Vullnetit të Mirë. Autobusi vizitoi 90 vende nëpër tërë Kosovën brenda 21 ditëve në bashkëpunim me ambasadorët e vullnetit të mirë, ku janë shpërndarë materiale të ndryshme promovuese si fletore, mbajtëse të celësave, balona, topa të futbollit, etj. nën përcjelljen e vazhdueshme të muzikës të komponuar posaqërisht  për këtë kampanjë.
PrishtinaFILM ka prodhuar disa reklama televizive dhe radio spote, ndërsa The Group ka dizajnuar billborda, fletëpalosje, broshura, pamfleta, dhe postera, duke menagjuar kështu transmetimin dhe shpërndarjen e të gjitha materialeve në më mënyrë sa më efikase për kampanjë efektive. Kosovarët morrën pjesë në shifra rekorde në regjistrim si dhe projekti është konsideruar si sukses madhor.