PARTNERITETI ME KOMISIONIN QENDROR ZGJEDHOR

Pas një implementimi të suksesshëm të zgjedhjeve 2000-2004, OSBE-ja transferoi përgjegjësinë e zgjedhjeve në duart e organizuesve loakalë në vitin 2007. Kur informimi publik me anë të fushatës mediale të zgjedhjeve vendore për herë të parë do të bëhej nga një kompani lokale, Fondacioni Internacional për Sistemet Zgjedhore (IFES) i’a besoi këtë PrishtinaFILM-it dhe ekipit tonë kreativ.Ne e kemi krijuar konceptin dhe kemi implementuar fushatat duke informuar dhe promovuar pjesëmarrjen në Zgjedhjet e Përgjithshme të vitit 2007. .

PrishtinaFILM vazhdoi të jetë partneri kryesor për informinin publik të fushatave për zgjedhje: IFES gjithashtu na zgjedhi neve edhe dy vite më vonë, duke bërë kështu PrishtinaFILM-in kompaninë  vetme në Kosovë që ka realizuar projekte të tilla madhore dy herë njërin pas tjetrit. Ne kemi bërë konceptin, kemi dizanuar, dhe kemi prodhuar fushatat për  Zgjedhjet komunale  në vitin 2009 (dy rundet) si dhe për Zgjedhjet e Përgjithshme në vitin 2010.